Këngëtari i njohur kosovar Ardian Bjupi, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, ka bërë të ditur së fundmi se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instagram Story, ku shihet në studio bashkë me producentët teksa inçzon këngën e re.
Mesa duket Ardiani do të vijë në bashkëpunim, pasi në video shfaqet edhe një tjetër djalë, teksa interpreton një pjesë hip hop në gjuhën franceze.
Përndryshe projekti i fundit muzikor i këngëtarit mbetet kënga “Na jena njo”, e cila u publikua gjatë verës, dhe ka grumbulluar mbi 8.6 milionë klikime deri tani. /Telegrafi/