“Wie Im Traum” është titulli i këngës më të re të Ardian Bujupit.
Projekti më i ri ka ardhur në bashkëpunim me reperin gjerman me origjinë kurde, Fero47, ndërsa është prodhim nga Maximilian Leibowitsch (MadMax Production).
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa 12 orë pas publikimit, videoja është shikuar afro gjysmë milioni herë në YouTube.
“Zina” është titulli i këngës më të fundit të Ardianit që u lansua në fund të muajit mars.
Videoja muzikore e asaj kënge është shikuar afro tre milionë herë në YouTube. /Telegrafi/