Telegrafi

Ardian Bujupi me Dj Dalool do të sjell edhe një këngë të re (Foto)

Ardian Bujupi para një muaji ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“Alleles” mbante titullin kënga e re në gjuhën gjermane, e që në shqip do të thotë “Të gjithë” ndërsa është shikuar mbi 1.2 milion herë në YouTube.

Por, kjo nuk do të jetë kënga e fundit për këngëtarin gjatë stinës së verës, transmeton Telegrafi.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka bërë të ditur që do të sjell edhe një këngë të re.

Këngëtari do të bashkëpunon me Dj Dalool në projektin e titulluar “Të du krejt”.

Ndryshe, kënga pritet të jetë ritmike dhe një video mjaft e nxehtë. /Telegrafi/