Telegrafi

Ardian Bujupi dhe Gent sjellin “Kalle”, remiksin e Daddy Yankee

Ardian Bujupi dhe Gent kanë sjellë projektin e ri të tyre.

Kënga është lansuar në YouTube dhe dy këngëtarët shihen me shumë femra në klipin e realizuar plot ngjyrim.

Videoklipi u realizua nga Imagine Films dhe besohet se u realizua në Gjermani.

Ky projekt është punuar në muzikë nga Kostas K, dhe duket se është një remiks i hitit të “Daddy Yankee”.

Ardian Bujupi ka pasur verë të ngjeshur me shumë projekte.

Ndërkaq, Gent është një emër i ri në skenën muzikore shqiptare e gjermane.

Dyshja kanë arritur në pak orë afro gjysmë milionë klikime. /Telegrafi/