Ardian Bujupi dhe Dj Dalool shfaqën një paraqitje spektakolare së fundmi në Prishtinë.
Dyshja performuan këngën “Na jena Njo” të cilën ata e krijuan bashkë me reperin DaGhost.
Një nga performancat më të mira ishte pikërisht e kësaj kënge, ku i gjithë publiku me drita në dorë bënë spektaklin me artistët, duke performuar një zëri këngën hit.
Ky projekt është një nga projektet më të suksesshme të Ardianit së fundmi.
Ardian Bujupi gjendet aktualisht në turne veror në Kosovë. /Telegrafi/