Këngëtari dhe kompozitori shqiptar, Ardian Bujupi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, po vazhdon të korrë suksese të mëdha.
Ai deri më tani ka publikuar një mori projektesh të suksesshme dhe kjo ka bërë që t’i sigurojë vetes një komoditet të shkëlqyeshëm dhe përfitime të mëdha.
Së fundmi, Bujupi ka hedhur një fotografi në Instagram dhe tregon se ka blerë shtëpi të re në Gjermani. “Shtëpia ime e parë”, ka shkruar 28 -vjeçari.
Bujupi kohëve të fundit ka publikuar disa projekte në gjuhën gjermane, por nuk duhet lënë anash edhe hitet në gjuhën shqipe, si “Çika Çika” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn, “Andiamo” me Capital T e të tjera.
Ai edhe këtë verë do jetë prezent në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/