Telegrafi

Ardian Bujupi bashkëpunon me këngëtarin portorikan, Farrukoo

Shumë shpejt do të kemi edhe një bashkëpunim mes një këngëtari shqiptar dhe një ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Ardian Bujupin, i cili tashmë është i njohur edhe në arenën ndërkombëtare të industrisë muzikore.

Këngëtari ynë së fundi u pa në krah të një ndër artistëve më të njohur portorikan, Farrukoo.

Ardiani ka publikuar një fotografi të përbashkët në llogarinë personale në Instagram, por që nuk ka dhënë ndonjë detaj.

Megjithatë, raportohet se së shpejti mund të kemi një bashkëpunim mes këtyre dy artistëve.

Lexo po ashtu Ardian Bujupi ua prezanton fansave veturën e tij luksoze

Theksojmë Farruko numëron rreth 11 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, Bujupi thuhet se gjithashtu është duke punuar në projekte të tjera muzikore, që do të publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/