Site icon Telegrafi

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Lajmin e konfirmoi personalisht vetë për Euronews Albania, Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Konfirmimi vjen pasi prej disa ditësh është përfolur në media për një dorëheqje të mundshme të kreut të AMP.

Mëngjesin e kësaj të hëne Veliu ka bërë një mbledhje me vartësit e tij, ku dhe u ka komunikuar se ky do të jetë takimi i fundit i punës me të, pasi është dorehëqur.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version