Me ardhjen e Ruben Amorim do të ndryshohen shumë gjëra te Manchester United.
Por nuk do të ketë vetëm afrime në Old Traford, pasi pritet që disa futbollistë edhe të largohen nga Manchester United.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim për të ardhmen e Christian Eriksen me Djajtë e Kuq.
Romano ka raportuar se ardhja e Ruben Amorimit nuk ndryshon asgjë për danezin, i cili nuk është në bisedime për vazhdimin e kontratës me United.
“Manchester United dhe Christian Eriksen ende pritet të ndahen në fund të sezonit”, shkruan Romano.
“Nuk ka negociata për marrëveshjen e re, ndërsa opinioni i Ruben Amorim do të merret parasysh gjithashtu, por Eriksen pritet të largohet”, ka njoftuar Romano. /Telegrafi/