Site icon Telegrafi

Ardhja e mërgimtarëve sjell ringjallje financiare

Fal mërgimtarëve ekonomia e Republikës së Kosovës, këtë verë vendi pritet t’i fitojë rreth 700 milionë euro nga numri i madh i qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit.

Paratë e remitencave që qytetarët e Kosovës i marrin nga të afërmit e tyre që gjinden jashtë vendit, paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien dhe uljen e varfërisë.

Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit. Duke pas parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë.

Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe se remitencat e kanë mbajtur Kosovën duke filluar nga vitet e ‘80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës.

Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP‐së, niveli i papunësisë në Kosovë është rreth 43 për qind kur 34 për qind e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. 18 për qind jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 euro cent në ditë.

Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me vendet në rajon. Vlerësohet se numri i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është i tillë që kërkohet së paku një rritje reale ekonomike prej 7 për qind vetëm për të filluar absorbimi i këtyre hyrjeve të reja dhe për të kontribuar në uljen e numrit të madh ekzistues të të papunëve.

Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik të kohëve të fundit ka qenë i bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitencat, të cilat nuk mund të jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike.

Importi është 10 herë më i madh sesa eksporti. Shumica e këtyre parave nuk do të qëndrojnë gjatë në Kosovë. 18.4 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 13 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7 për qind produkte të industrisë kimike, 8.2 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.6 për qind produktet bimore, 6.1 për qind mjetet e transportit, 5.4 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

Ndërsa, sipas të dhënave ASK-së (Agjencia e Statistikave të Kosovës), përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (17.1 për qind), Kina (9.5 për qind) etj.

Dyqanet dhe restorantet janë përplot mërgimtar. Ato kanë zgjatur orarin e punës deri në orët e vona të mesnatës. Kudo shef targa të makinave nga shtete të ndryshme të botës – BMW, Porsche. Mercedes, Golf… Shkalla e papunësisë në Kosovë është rekorde. Gjatë sezonit të verës ka një rënie të papunësisë pasi një numër i madh gjejnë punë në restorante dhe hotele.

Ndërtimtaria, restorantet, tekstili janë më të preferuarat e qytetarëve kosovarë në mërgim. Sipas shumë analizave nga Shoqata e Ndërtimtarëve, blerja e banesave ka shënuar rritje për rreth 70 për qind gjatë sezonit veror.

Më saktësisht, për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë.

 

Exit mobile version