Telegrafi

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare me Serbinë

Foto nga arkivi

(E përditësuar) Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe në mbrëmjen e së shtunë (sonte) ka kolona dhe pritje të gjatë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 22:09) njofton se kolona të automjeteve dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Jarinjë, raporton Telegrafi.

Në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në tri orë.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Jarinjë ka pritje deri në një orë, kurse në Meradr nuk pritet më tepër se 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/