Telegrafi

Ardhja e mërgimtarëve, gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kanë publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 09:04, gjendja në përgjithësi është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata, transmeton Telegrafi.

Në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat në hyrje janë deri 120 metra, gjithsej pritje 30 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.

Në vendkalimet tjera nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 15 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu./Telegrafi/