Telegrafi

Ardhja e Lukakut ka ndryshuar shumë gjëra – Kështu pritet të duket Manchester United i Mourinhos me blerjet dhe ata që pritet të vijnë (Foto)

Manchester United është vetëm një hap larg zyrtarizimit të Romelu Lukaku nga Evertoni.

United pritet ta bëjë zyrtarizimin, por pozita e Wayne Rooney pritet të sqarohet, pasi lojtari është i lidhur me një kalim te Evertoni.

Me ardhjen e Lukakut pritet të ketë ndryshime edhe në formacionin e udhëhequr nga Jose Mourinho.

Lukaku  do ta zë vendin në sulm që mbahej nga Zlatan Ibrahimovic.

Vend mund të zë edhe Ivan Perisic që prite të largohet nga Interi për tu bashkuar më United.

Të pëlqyer janë edhe Radja Nainggolan, Fabinho dhe Tiemoue Bakayoko, që mund të zënë vend ose të krijojnë konkurrencë në skuadër.

Më poshtë Daily Mail e ka parashikuar formacionin e United me blerjet dhe lojtarët aktual. /Telegrafi/