Ardhja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë dhe kryetar i Partisë Popullore në Austri, Sebastian Kurz në Maqedoni dhe pjesmarrja në tubimin e OBRM-PDUKM-së ka ngjallur reagime duke e akuzuar se e mbështet një parti në Maqedoni në kohë zgjedhjesh, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime por Telegrafi Maqedoni ju sjell disa fotografi që ironizojnë ardhjen e tij në Maqedoni.
Kurz shihet me shoqëri të funkcionerëve të OBRM-PDUKM-së në vaskë i shoqëruar me pije alkoolike, shihet në kazino dhe me shumë para në dorë.
Ai vetë e ka arsyetuar ardhjen e tij në Maqedoni dhe pjesmarrjen në tubimin e OBRM-PDUKM-së ku ka thënë se nuk sheh asgjë të keqë në prezencën e tij në tubim pasi e arsyeton si bashkëpunim në mes dy partive si motra në ligën e partive popullore në Evropë./Telegrafi/