Site icon Telegrafi

Ardhja e bashkatdhetarëve, të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare

Foto: Ilustrim/Arkiv

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë në Kosovë, e kjo ka bërë që disa vendkalime kufitare të ngarkohen. Pikat më të ngarkuara vazhdojnë të jenë ato me Serbinë, si Dheu i Bardhë, Merdar e Jarinje.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftojnë se kolonat te Dheu i Bardhë janë deri në 300 metra, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në Jarinje kolonat janë deri në 150 metra, e Merdar deri 300.

Vendkalimet tjera janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona, hyrja mund të bëhet nga 3 deri 10 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi, duke klikuar këtu./Telegrafi/

 

Exit mobile version