Site icon Telegrafi

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë – kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Shumica e vendkalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim pavarësisht fluksi të madh të bashkatdhetarëve.

Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kolona janë krijuar vetëm në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 600 metra, transmeton Telegrafi.

Qytetarët mund të konfirmohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU.

Ndryshe, me rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, bashkatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovë duhet të kenë testin negativ për coronavirus.

Theksojmë se në 24-orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 309 raste të reja me coronavirus./ Telegrafi/

 

Exit mobile version