Site icon Telegrafi

Ardhja e bashkatdhetarëve, kolonat më të gjata në Jarinje – në Merdare pritjet rreth një orë

Bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës, po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për t’i vizituar të afërmit e tyre.

Një numër më i madh i bashkatdhetarëve vërehet këto ditë, sidomos edhe për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Fluksi i bashkatdhetarëve deri në këto momente duket se më shumë është fokusuar te disa pikë kalime kufitare tjera se sa në Merdare. Aktualisht kolona më të gjata vërehen në pikë kalimin kufitar Jarinje, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për në hyrje janë 60 deri në 80 minuta. Kurse, në dalje nuk ka pritje.

Pas kësaj pritja më e madhe në hyrje, është në Merdare me 40 deri në 50 minuta. Kurse, në dalje gjysmë ore.

E në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardh, pritjet në hyrje janë 30 deri në 40 minuta. Ndërsa, në dajle nuk ka pritje.

Në pikë kalimet Muqibabë dhe Vërmicë, pritjet janë nga gjysmë ore në hyrje dhe më pak se 10 minuta në dalje.

Për të parë të dhënat e rifreskuar nga ministria mund të klikoni në linkun më poshtë:

https://mpb.rks-gov.net/

 

Exit mobile version