Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka bërë që në disa vendkalime kufitare të krijohen kolona të gjata.
Kolona më të gjata po krijohen në vendkalimet kufitare me Serbinë, e kryesisht orëve të pasditës, transmeton Telegrafi.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se vendkalimet në orët e mëngjesit të së shtunës janë më të qeta dhe se hyrja brenda territorit të Kosovës mund të bëhet nga 30 deri 50 minuta.
Kolona më të theksuara janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar këtu./Telegrafi/