Para gjashtë muajve solli këngën e fundit të titulluar “Tripi”, i cili u mirëprit prej publikut të gjerë.
Bëhet fjalë për artistin Arday, i cili ka publikuar projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.
“Hajde” është kënga e re e reperin, i cili është shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Producent i këngës është këngëtari i mirënjohur Genc Prelvukaj, shtëpia diskografike e të cilit e ka regjistruar edhe këngën.
Vetë autorët e këngës edhe e kanë shkruar tekstin e këngës, e cila është ritmike dhe për stinën verore.
Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të tjera ndaras gjatë këtij viti në vazhdim. /Telegrafi/