Telegrafi

Arday dhe Nasty D sjellin këngën “Tripi” (Video)

Arday ka sjell projektin më të ri muzikor për tregun tonë në bashkëpunim me Nasty D.

Në fakt, bëhet fjalë për këngën e ripërpunuar “Tripi”, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.

Këtë të fundit e ka punuar kompania e mirënjohur Black Fish Entertainment, të cilin e menaxhon këngëtari Genc Prelvukaj.

Tekstin e këngës e ka shkruar Arday dhe Nasty D ndërsa për Beat është përkujdes DorantBeats.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili do të sjell edhe këngë të tjera. /Telegrafi/