Arda Turan mbrëmë ishte me miq në një lokal nate të Stambollit së bashku me Oktay Kaynarca, Burak Yilmaz, Sedef İybar dhe Dilara Endican.
Megjithatë, argëtimi i Ardas përfundoi me të arritur në lokal ish e dashura e futbollistit Aslıhan Dogan.
Me ta parë bukuroshen, Ardës i humbi humori ndërsa mezi e përshëndeti Doganin.
Pas kësaj, Arda Turan me nxitim u largua prej ndejës duke vazhduar në një vend tjetër. /Telegrafi/