Arda Turan ishte në një takim me super modelen Burcu Esmersoy.
Futbollisti i Barcelonës dhe bukuroshja kanë darkuar ditë më parë së bashku në një restorant të Barcelonës.
Megjithëse vëmendjen e mori takimi i tyre, edhe një detaj i ri ka bërë bujë të madhe në shtetin turk, transmeton Telegrafi.
Arda i ka lënë bakshish kamerierit plotë 300 euro, e cila gjë ishte e rrallë kur bëhet fjalë për reprezentuesin turk.
Ndryshe, Turan ka kohë që po e lidhin me femra të ndryshme, por të cilat nuk po konfirmohen zyrtarisht. /Telegrafi/