Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.
“Jemi i afruar ekipeve rivale. Sot ishte kryesore të fitojmë. Nuk luajtëm shumë mirë, por e rëndësishme është të fitojmë. Kosova nuk është ekip i dobët. Kemi ne parë që me Kosovën çdo kush do të vështirësohet. Ata luajtën bukur duke krijuar raste”, tha ndër të tjerash Turan.
“Ne do të mundohemi të fitojmë edhe ndeshjet e ardhshme kundër Finlandës. Do të mundohemi të triumfojnë sërish kundër Kosovës ”, tha Turan.
Ndryshe, pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/