Site icon Telegrafi

Arda Turan e befason të dashurën, i propozon martesë në ditëlindjen e mikut

Arda Turan është një prej futbollistë më të mëdhenj të shtetit turk.

Futbollisti kohët e fundit ka kaluar nëpër një krizë në karrierë, duke përfshirë edhe problemet në jetën sentimentale.

Por, duket se 31-vjeçari i tejkaluar të gjitha këto dhe ditën e djeshme ka bërë një hap të rëndësishëm në jetë.

Turku i propozuar martesë të dashurës Aslihan Dogan, duke nderuar ndejën e organizuar me rastin e ditëlindjes së mikut të fëmijërisë, Saffet Ulusoy.

Lojtari i skuadrës Basaksehir shihet teksa vendos në gisht të dashurës unazën e fejesës, e cila raportohet të ketë kushtuar rreth 110 mijë euro.

Por, sipas raportimit të gazetës Haberturk, thuhet se Aslıhan Dogan, e cila është ndarë në të kaluarën dy herë nga Turan, është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Ndryshe, ceremoninë zyrtare Turan dhe Dogan do ta bëjnë Pallatin Çıragan të Stambollit ndërsa tashmë kanë rezervuar edhe hotelin në Marmaris, ku edhe do të kurorëzohen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Wd5xl_O2RpI

Exit mobile version