Telegrafi

Arda Turan dhe Burak Yilmaz pro referendumit të thirrur prej Erdoganit

Arda Turan është një tjetër personalit i futbollit i cili është rreshtuar pro fushatës që po bën lideri i tyre në Turqi, Recep Tayyip Erdogan.

Mesfushori rurk i Barcelonës është bashkuar në nismën që pritet t’i japë pushtet më të madh liderit të vendit.

Gjithashtu edhe reprezentuesi turk Burak Yilmaz dhe ish legjenda e futbollit të këtij vendi, Ridvan Dilmen i është bashkangjitur kësaj iniciative, transmeton Telegrafi.

Referendumi pritet të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill, pasi Parlamenti dha dritën jeshile.

Referendumi për hartimin e një kushtetute të re synon të ndërtojë një sistem të ri presidencial, por që shihet si shumë i rrezikshëm nga kritikët e Erdoganit, pasi i jep më shumë pushtet presidentit dhe i hap rrugën një diktature në vendit. /Telegrafi/