“The Voice of Turkey” ka përgatitur shumë befasi për festën e Vitit të Ri.
Në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe sulmuesi i kombëtares turke, Burak Yilmaz.
Ky i fundit ka performuar hitin e këngëtarit legjendar Ibrahim Tatlises, “Haydi Soyle”, transmeton Telegrafi.
Tre prej anëtarëve të jurisë kthyen karriget e tyre, këtë nuk e bëri këngëtarja Hadise.
Kësaj të fundit, butonin e kthimit ia shtypi futbollisti i Barcelonës Arda Turan, i cili ishte vitin e kaluar në këtë show. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mij8TLKrAOA