Telegrafi

Arda Turan akuzon Valverden për dështimin te Barcelona: Nuk ma dha mundësinë, isha i rëndësishëm para ardhjes së tij

Arda Turan e ka akuzuar Ernesto Valverden për dështimin e tij te Barcelona, duke thënë se trajneri nuk i dha atij asnjë rast. 

Kur Valverde kaloi në verën e vitit 2017 te Barcelona, Turan kishte kaluar tashmë një sezon e gjysmë me klubin.

Në një intervistë për “beIN Sports”, turku që është kthyer te Galatasaray ka folur për marrëdhëniet me trajnerin.

“Kam mbërritur në Barcelonë si Nr.10 nga Atletico Madrid, si një lojtar i rëndësishëm”.

“Kam luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në Barcelona deri në ardhjen e Valverdes, i cili më bëri të ndihem i parëndësishëm”.

“Ishte një pikë ku unë kisha statistikat më të mira pas Lionel Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit”.

“Megjithatë Valverde nuk më dha mundësinë për të luajtur, madje as në ndeshje miqësore. Kjo është arsyeja pse koha ime te Barcelona kishte mbaruar”.

Turan thotë se kishte vendosur të largohej nga Barcelona pas këtyre problemeve.

“Vendosa të largohem nga Barcelona. Nuk mund të qëndroj nëse nuk jam i lumtur diku, qoftë Barcelona apo klubi më i rëndësishëm. Paraja nuk ishte kurrë gjëja e parë për mua”, ka thënë Turan. /Telegrafi/