Site icon Telegrafi

Arda Guler u tregon tifozëve saktësisht se kur do të kthehet të luajë për Real Madridin

Talenti i madh turk, Ardan Guler nuk ka debutuar ende zyrtarisht me Real Madridin shkaku i disa lëndimeve të njëpasnjëshme dhe tani ka treguar se kur pret realisht të kthehet në fushën e lojës.

Mesfushori me tipare sulmuese apo edhe sulmuesi anësor 18-vjeçar është pllakosur me lëndime që nga ardhja e tij nga Fernabahce në afatin kalimtar të verës.

Real Madridi fillimisht e mori atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përgatitjet para-sezonale, por ai nuk arriti të luajë asnjë lojë pasi pësoi një dëmtim muskulor. Ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni për të korrigjuar problemin.

Lexo po ashtu Ancelotti konfirmon në konferencë rikthimin e Arda Guler, talenti turk lëndohet vetëm disa minuta më vonë në stërvitje

Fatkeqësisht, i riu pësoi një rikthim të lëndimit në muajin shtator, pikërisht kur të gjithë menduan se ai ishte kthyer nga lëndimi dhe pritej të luante.

Mjerisht, Guler do të humbasë edhe El Clasicon e këtij fund muaji, por ai pritet të kthehet për ndeshjet vendimtare në nëntor.

Është vet talenti sensacional turk që ka treguar se më e keqja duket se ka mbaruar tani.

Lexo po ashtu “Ai ka një karrierë të shkëlqyer përpara tij”, Modric lavdëron bashkëlojtarin e tij te Real Madridi

“Përshëndetje për të gjithë. Unë jam duke punuar shumë, dua të fitoj formën në palestër dhe të kthehem më i fortë”.

“Do të jem në fushë me performancën time reale në muajin nëntor”, ka thënë Arda Guler për televizionin turk KAFA TV. /Telegrafi/

Exit mobile version