Real Madridi shënoi sot (e shtunë) një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Osasunës me rezultat 4-2, për të vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit të 36-të në ligë.
Golat në këtë takim për madrilenët i shënuan Vinicius Junior (x2), Brahim Diaz dhe Dani Carvajal për ta zgjeruar në 23 ndeshje serinë e fitoreve në La Liga këtë sezon.
Përveç spektaklit që dhuruan në fushë ‘Los Blancos’ ku vlen të përmendet edhe paraqitja e jashtëzakonshme e Fede Valverdes i cili kompletoi het-trikun e asistimeve në këtë takim, ishte edhe një gjë tjetër që mori vëmendjen e të gjithëve.
Një sekuencë e sensacionit turk Arda Guler në sekondat e fundit të takimit ‘vodhi’ vëmendjen e publikut dhe mediave.
19-vjeçari tentoi të realizonte gol nga mesi i fushës, pasi e pa që portieri vendas Sergio Herrera nuk ishte i pozicionuar siç duhet.
OMG ARDA GULER IF THAT WENT IN https://t.co/VQSZcsKzZI
— Dr Yash (@YashRMFC) March 16, 2024
Fatkeqësisht, topi nuk përfundoi në rrjetë pasi gjuajtja e Guler u ndal nga traversa e portës kundërshtare.
Jo shumë kohë më parë, vikendin e kaluar, Guler kishte shënuar golin e tij të parë me fanellën e Real Madridit në ndeshjen ndaj Celta Vigos në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/