Recep Tayyip Erdogan do të jetë dëshmitar i kurorëzimit të një çifti të famshëm turk.
Arda Turan muaj më parë i propozoj martesë të dashurës disavjeçare Aslihan Dogan.
Ata u fejuan para dy muajve ndërsa pritet që sot të kurorëzojnë dashurinë me martesë.
Dyshja ka vendosur që mos të bëjnë dasmë në shenjë respekti për viktimat e konfliktit të armatosur mes forcave ushtarake turke dhe kurdëve të Sirisë.
”Vendi ynë dhe trupat tona po luftojnë. Nuk do të ketë dasmë kur ka një luftë. Në këtë rast nuk mund të argëtohemi”, tha ai për mediat turke.
Presidenti turk do të jetë dëshmitar i futbollistit të Barcelonës, i huazuar te skuadra e Basaksehirit ndërsa ceremonia martesës është private. /Telegrafi/