Site icon Telegrafi

Archos zbulon dy modele të reja – Oxygen 50b dhe 50c

Archos 50c Oxygen mbështetet nga procesori octa-core Cortex-A7 CPU në 1.7GHz nga MediaTek, ndërsa Archos 50b Oxygen ofron procesorin quad-core me 1.3GHz. RAM memoria e telefonave është 1GB për të dy modelet e linjës Oxygen.

Archos 50b dhe 50c bazohen në baterinë me 2,000 mAh dhe kamerën e pasme me 8MP që mund të realizojë video në 1080p, plus kamerën e përparme me 2MP.

Memoria e brendshme do të jetë 4GB ose 8GB për 50b, ndërsa modeli 50c ofron vetëm 8GB memorie të brendshme, por me mundësi të zgjerimit të hapësirës, përmes kartelës microSD.

Të dy modelet e telefonave të Archos bazohen në Android 4.2.2 Jelly Bean me opsionin për SIM të dyfishtë, bahskë me 21Mbps HSDPA. /Telegrafi/
 

Exit mobile version