Telegrafi

Archos nxjerr tabletin e gjeneratës së 9-të

Bëhet fjalë për një Android me sistem operimi 3.0 me një ekran 10-inch me prekje. Quhet tablet i gjeneratës së 9-të, për faktin se vetëm në këto pajisje janë përdorur procesor dual-core ARM Cortex A9 1.6 GHz dhe një memorje e integruar 250 GB.

Prezantimi i këtij tableti do të mbahet më 23 Qershor, në një mbrëmje madhështore në hotel “Ritz” në Paris. Ende nuk ka asnjë foto të publikuar të këtij modeli dhe informacione rreth çmimit të këtij Androidi. /Telegrafi/