Telegrafi

Archos lanson katër modele të reja të telefonave (FOTO)

Kompania franceze Archos lansoi katër telefona të ri. Dy prej tyre janë nga seria Diamond – Diamond Alpha dhe Gamma Diamond dhe dy të tjerë janë Sense 55s dhe Sense 50x. Të gjithë modelet e reja të telefonave do të jenë në dispozicion në tregun evropian në korrik.

Më interesant prej bandës është Diamond Alpha. Ka një ekran 5.2 “me rezolucion Full HD dhe një procesor Snapdragon 652 me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë ruajtëse.

Në anën e pasme qëndrojnë dy kamera me 13 MP me sensorin Sony IMX286. Njëra është RGB ndërsa tjetra sjell foto njëngjyrëshe. Kamera e përparme është 16 MP dhe mbështet regjistrimin e videove 4K.