Site icon Telegrafi

Arbnora i dhuron një puthje në buzë Taulant Xhakës (Foto)

Taulant Xhaka nuk do të jetë sonte në takimin e Baselit me Manchester Unitedin.

Futbollisti i kombëtares shqiptare shkaku i kartonëve të verdhë nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën zvicerane në takimin e Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që mesfushori të ndajë kohë për çaste romantike me të dashurën Arbnora Hamzajt.

Dyshja ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet Arbnora duke e puthur në buzë Taulantin.

“Dashuria ime. Gjithçka e imja”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Xhaka.

Kujtojmë se dyshja tash e sa muaj janë në lidhje dhe pritet që gjatë verës të kurorëzojnë romancën.

Ndryshe, Xhakën do të mund ta shohim gjatë fundjavës në fushat e blerta me Baselin në kampionatin e Zvicrës. /Telegrafi/

Exit mobile version