Telegrafi

Arbnora Ademaj thotë se do bënte një skenë erotike me Leonardo DiCaprion

Arbnora Ademaj kohëve të fundit është shndërruar në një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë.

Modelja, prezantuesja e së fundmi edhe aktorja shqiptare, mbrëmë ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, derisa është përballur me shumë sfida interesante.

Në pyetjen se me cilin aktor do të bënte një skenë erotike, ajo nuk hezitoi aspak që t’i përgjigjej pyetjes. “Do e bëja me Leonardo Di Caprio”, ishte përgjigjja e saj.

Arbnora Ademaj në “Shiko Kush Luan” (Foto: YouTube)

Duket se aktori DiCaprio është i preferuari edhe i prezantueses Ademaj, përzgjedhje kjo që do bëhej nga shumë femra të tjera.

Lexo po ashtu Arbnora Ademaj mori vëmendje me paraqitjen atraktive në takimin e "Çënarit" me Ministrin Gashi

Artistja në fjalë ditë më parë po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive në takimin e aktorit Tolgahan Sayisman me Ministrin Gashi.

Ajo siç shihet u bë pjesë e delegacionit turk, pasi muajve të fundit u bë e ditur se ka nisur karrierë si aktore në Turqi.

 

30 vjeçarja në filmin e ri do ketë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin, rol ky që do e ndihmojë tejet shumë, pasi ajo ende nuk e ka perfeksionuar ende gjuhën turke. /Telegrafi/