Telegrafi

Arbnora Ademaj së shpejti në një film në Netflix

Foto: YouTube

Moderatorja, modelja dhe tashmë aktorja, e cila së fundmi ka bërë debutimin në kinematografinë turke, Arbnora Ademaj, është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Ajo i është bashkuar yjeve të tjerë shqiptarë duke sfiduar veten edhe në kërcim.

E njëjta ka theksuar se për t’u bërë pjesë e këtij shou ka anuluar dy projekte në Turqi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Për të qenë pjesë e këtij spektakli kam anuluar dy projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas këtu”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbnora Ademaj

Artistja mes tjerash zbuloi se së shpejti do të jetë pjesë e Netflix, ku do të bëjë debutimin në një film dhe se do të flasë shqip.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do të jem shumë shpejt në një film i cili do të debutojë në Netflix. Do të flasë dhe shqip”, vazhdoi më tej ajo.

Ajo prej kohësh është zhvendosur në Turqi, ku edhe po kalon një pjesë të madhe të kohës. /Telegrafi/