Në kinematë e shtetit turk do të shfaqet edhe një projekt filmik që bazohet në jetën reale.
Në fakt, bëhet fjalë për zonjën Elif Sungur, e cila më mirë njihet si Nëna Elif, e cila ndër vite ka ndihmuar njerëzit në nevojë në rrethin e Kahramanmarasit.
E në një prej roleve do të luajë edhe modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, e cila kohët e fundit është zhvendosur në Stamboll, por mbetet të shihet se kë do ta jetësojë.
Gjithashtu theksojmë se prodhues i serialit është Selim Qerka, i cili është emër i njohur në kinematografinë turke.
Ndërkohë në rolin kryesor do të shfaqet Semra Dinçer që më parë është bërë e njohur për publikun shqiptar nga seriali, “Nusja nga Stambolli”.
Ndryshe, Ademajn do ta shohim edhe në projekte të ndryshme të modës në vendlindjen e saj, Kosovë. /Telegrafi/