Site icon Telegrafi

Arbnora Ademaj flet për pjesëmarrjen në serialin turk: Sa e lumtur që në çdo episod përmendet se jam shqiptare

Foto: Instagram

Modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, ka bërë debutimin në kinematografinë turke rreth disa javë më parë.

Ajo u bë pjesë e serialit turk “Kirik Hayatlar”, i cili tashmë është në transmetim çdo ditë në Kanal D.

Duke qenë se ka bërë bujë të madhe për rolin, Ademaj shprehet e lumtur se në çdo episod përmendet se është me prejardhje shqiptare.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram|)

“Sa e lumtur që jam në çdo episod po thuajse të përmendet që jam shqiptare”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Arbnora Ademaj shpërblehet me çmimin "Aktorja më e mirë e huaj" në festivalin prestigjioz, Mood Awards në Turqi

Arbnora përndryshe ka bërë një tërheqje duke i zhvendosur të gjitha aktivitetet në Turqi.

E njëjta ka qëndruar prej muajsh në shtetin turk dhe theksoi se ka qenë shumë e vështirë për të mësuar gjuhën.

Këtë kohë, Arbnora ka nisur punën edhe për projekte të tjera që pritet t’i zbulojë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version