Prezantuesja, modelja dhe aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj, ka rrëmbyer një çmim mjaft të rëndësishëm në shtetin e Turqisë.
Ajo është përzgjedhur si Ambasadore e Kulturës Shqiptare në Turqi, ndërsa njoftimin e bëri përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.
E njëjta ndihet e nderuar dhe thotë se çmimi e ka motivuar të punojë edhe më shumë në këtë drejtim.
“Jam shumë e nderuar të marrë çmimin Ambasadore e Kulturës Shqiptare në Turqi, ky çmim më motivon të punojë edhe të angazhohem gjithmonë në të mirë të kulturës dhe artit tonë”, ka shkruar ndër të tjerash Ademaj.
Njëherësh, ajo pranoi komente të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj, duke e uruar për një tjetër sukses të sajin.
Muaj më parë, ish-Miss Kosova u bë pjesë e një filmi turk, e cila zbuloi se në film do të ketë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin, rol ky që do e ndihmojë tejet shumë, pasi ende nuk e ka perfeksionuar gjuhën turke.
Ajo po ashtu po vazhdon të qëndrojë mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të angazhimeve në karrierën e saj. /Telegrafi/