Telegrafi

Arbnor Rifati dhe Daut Mehmeti arrestohen nën akuzat për kurdisje

Trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

Telegrafi mëson se Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryes sot (e premte) një aksion në qytetin e Prizrenit, duke prangosur Rifatin dhe Mehmetin.

Gjyqtari që ndante po ashtu drejtësinë në FIBA, ishte suspenduar nga kjo federatë përjetësisht për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe trajnerin prizrenas, që ishte akuzuar për kurdisje të ndeshjeve, duke pasuar me këtë arrestim të sotëm.

Policia e Kosovës pritet të jap detaje më të hollësishme në lidhje me këto dy arrestime, ndërsa dyshja janë në mbajtje. /Telegrafi/