Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka vazhduar me formë të lartë në elitën e futbollit belg me Royal Antwerp.
Muja ka shënuar golin e katërt për Antwerpin në ndeshjen ndaj Standard Liege dhe ka asistuar tek ai i treti, teksa pas pjesës së parë skuadra e Mujës po udhëheq me rezultat të thellë 4-0.
Fillimisht, Muja në minutën e 33-të asiston për Ekkelenkamp i cili shënoi për rezultatin 3-0, ndërsa disa minuta më vonë, saktësisht në minutën e 41-të, shënon një gol të bukur në cepin e djathtë të portës kundërshtare.
https://twitter.com/FootColic/status/1723366063126065501
Ky ishte vetëm goli i katërt për Mujën në këtë edicion të garave në Belgjikë, teksa numëron edhe tri asistime.
Kujtojmë që Muja është ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho për ndeshjet e nëntorit, aty ku ku Shqipëria është shumë afër sigurimit të biletës për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani./Telegrafi/