Arbnor Muja ka arritur të kap formën dhe pozitën e titullarit te Samsunspor, duke shënuar edhe golin e parë.
Muja ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligën e Turëisë.
Golin për 1-0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, me një goditje të fortë nga brenda zonës.
Goli i Mujës erdhi në minutën e 37-të, ku para se të shënonte ai bëri një driblimi fantastik në zonë.
⚽ 37′ GOOOOOOL: AAAAAAARRRRBBBNNNOOOORRRRRRRRRR MMMMUUUUUUJJJJJAAAAAAAA
Atakaş Hatayspor 0 – 1 Samsunspor#HTYvSAM pic.twitter.com/FK973eUT8a
— Samsunspor 🇹🇷 (@Samsunspor) September 1, 2024
Ky ishte goli i parë i Mujës me fanellën e Samsunsporit në këtë sezon.
Ai ishte transferuar te klubi turk në janar të këtij viti nga Antërpi. /Telegrafi/
🔔🇹🇷 GOAL | Arbnor Muja | Hatayspor 0-1 Samsunsporpic.twitter.com/VHfDAJpocn
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 1, 2024