Ish-trajneri i Prishtinës dhe Dritës e kishte bërë të njëjtën gjë edhe ditë më parë, pas humbjes nga Drenica, por kryesia e klubit e kishte bindur që të kthehej. Tash, vendimi është definitiv dhe i pakthyeshëm. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klubit, Arton Berisha.
“Arbnori na ka njoftuar për dorëheqjen. Ai e provoi edhe këtë ndeshje, por nuk shkoi. Mendoj se ai ka bërë punë të mirë, është munduar sa ka mundur, por këtë sezon kemi probleme”, deklaroi Berisha për Express.
“Ne kemi fond jo të mjaftueshëm të lojtarëve, pasi gjatë verës na janë larguar 7-8 lojtarë, pastaj kemi probleme me infrastrukturën, pasi nuk e kemi pasur stadiumin tonë dhe i kemi humbur tri ndeshje si vendës. Këto kanë qenë faktorë që mos të kemi sukses. Megjithatë, ne e falënderojmë Morinën për punën profesionale që e ka bërë”, vazhdoi drejtori i klubit nga Drenasi.
Pas nëntë xhirosh të zhvilluara në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, Ferronikeli ka grumbulluar vetëm 8 pikë, prej tyre 2 fitore, 2 barazime e 5 humbje, duke përfunduar në pozitën e parafundit në tabelë.
Drejtuesit e klubit nga Drenasi kanë njoftuar se në ditët në vazhdim do ta emërojnë pasardhësin e Morinës. /Express/Telegrafi/