Site icon Telegrafi

Arbnor Morina, emërohet trajner i Arbërisë së Dobrajës

Arbëria e Dobrajës që ka siguruar inkuadrimin në Superligë, ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Arbnor Morina.

Morian që është aktualisht drejtor sportiv te Flamurtari do ta fillojë punën pas përfundimit të këtij kampionati.

“Trajneri Morina punën me KF Arbëria do ta fillojë pas përfundimit të kampionatit të IPKO Superligës ngase momentalisht është angazhuar me KF Flamurtari”.

“Në këtë rast KF Arbëria, aventurën e re në Superligen e Kosovës do ta fillojë me një trajner si Arbnor Morina”.

“Kryesia KF Arbëria i dëshiron mirëseardhje njëkohësisht shëndet dhe suksese trajnerit Morina!”, thuhet në njoftim.

Morina më parë ka punuar me klube si Prishtina, Vushtrria, Gjilani, Besa dhe së fundmi te Flamurtari. /Telegrafi/

Exit mobile version