Telegrafi

Arbitrit i ofrohet nënshtetësia polake

Webb është i akuzuari kryesor për humbjen kontroverse të Polonisë nga Austria. Webb madje ishte kërcënuar me vdekje pasi kishte referuar një penallti për Austrinë në minutat e fundit në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian kundër polakëve.

Tani tifozët polakë mendojnë se e vetmja mënyrë për ta mbajtur Webbin larg skuadrës së tyre, është që t’i ofrojnë nënshtetësi polake, dhe në këtë mënyrë ai nuk do të mund t’i gjykonte ndeshjet ku luan “kombëtarja e tij”.

“Kjo do të mund ta ndalonte që të mos na dëmtojë më”, ka thënë një tifoz në një forum të tifozëve polakë.

Webb, i cili me profesion është polic nga Rotherhami, ka kërkuar që të mos i krijojnë presion gjatë vendimit të tij.

“Nuk dëshiroj të jem i popullarizuar, dëshiroj të jem i respektuar”, ka thënë ai.