Site icon Telegrafi

Arbitri në ndeshje merr edhe revolen me veti

Në fakt, në ndeshjen e ligës së katër rumune në mes të ekipeve "Konpet Stefan kel Mare" e "Unirea Dragalin", në qarkun Calarasi, pak është nevojitur që në terren të vjen deri tek përleshja me armë zjarri në mes të arbitrit Bogdan Luca dhe adhuruesve të zemëruar.

Por, nuk janë adhuruesit ata të cilët kanë sjellë me vete armë në stadium, por arbitri, i mësuar nga përvojat e mëhershme, pos flamurit në terren ka marrë edhe revolen. Askush nuk e ka të qartë se ku po e mbante atë gjatë ndeshjes.

Nikoqiri ka humbur me rezultat 1:2 dhe qysh në pjesën e parë të ndeshjes kanë filluar kërcënimet ndaj arbitrave.

Pasionet nuk janë qetësuar as në pjesën e dytë. Deri tek kulminacioni ka ardhur para përfundimit të ndeshjes, kur arbitri ndihmës Luca ka treguar pozitë jashtë loje gjatë shënimit të ekipit nikoqir. Ky vendim ka mundur t’i kushtojë me kokë po të mos nxirrte revolen dhe para masës së tërbuar të shtinte disa plumba në ajër.

Linçimi ndaj tij është ndalur aty për aty, derisa arbitrat kanë ikur shpejt në zhveshtore.

"Kolegun tim e kanë rrahur para pak kohe. Edhe unë e kam pësuar në të kaluarën. Nuk e kam pasur për qëllim të lëndoj ndokënd", ka deklaruar më pas arbitri Luca.

 

Exit mobile version