Site icon Telegrafi

Arbitrazhi shfrytëzohet shumë pak në Maqedoni

Kultura dhe shfrytëzimi i arbitrazhit për zgjidhjen e çështjeve ekonomike në Maqedoni është në niveë mjaft të ulët, edhe pse kompanitë vendore ankohen vazhdimisht për procedura gjyqësore të tejzgjatura dhe vendime të dëmshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar, përmes arbitrazhit janë zgjidhur mbi dhjetë raste, që kryesisht kishin të bëjnë për para, ndërkaq Gjykata e arbitrazhit ka kapacitet që të zgjidhë rreth 100 konteste, për çdo vit.

Arbitrazhi pranë Odës Ekononime të Maqedonisë është duke u përgatitur shumë. Tashmë ka një sallë që është duke u përgatitur sipas standardeve botërore./Telegrafi/

Exit mobile version