Punëtorët dhe punëdhënësit prej tani me ndihmën e arbitrazhit do të mund t’i zgjidhin kontestet e punës. Për këtë qëllim tanimë 50 kanë marrë licencë për arbitra dhe pajtues nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Konfederata e sindikatave të lira që nga vetë formimi në vitin 2005 e promovoi këtë model për zgjidhje të qetë të kontesteve dhe angazhohej për arbitrazhin si mënyrë më efikase. Me praktikat ligjore tani u mundësua mënyrë më efikase, jashtë gjyqësisë e zgjidhjes së kontesteve të punës prej të cilëve benefit do të kenë punëtorët dhe punëdhënësit, por edhe vendi në tërësi’, deklaroi kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski para promovimit të sotëm të këtij mekanizmi para anëtarëve të sindikatës, njofton AIM.
Palët e përfshira në kontestin e punës në afat prej pesë ditëve do të mund të kërkojnë emërim të ndërmjetësuesit nga ana e MPPS-së ki zhvillohet regjistër i arbitrave të licencuar. /Telegrafi/