Telegrafi

Arbin Rushiti, basketbollisti i parë vendor që i bashkohet KB Vëllaznimit

Ditë më parë KB “Vëllaznimi” zyrtarizoi që kishte nënshkruar me trajnerin kroat Branimir Paviç, i cili sezonin 2024/2025 të Superligës së basketbollit të Kosovës do ta nisë duke e drejtuar skuadrën gjakovare.

Përveç Pavic, së fundi Vëllaznimi ka filluar të punojë edhe në ndërtimin e strukturës së skuadrës ku së fundmi ka nënshkruar me basketbollistin 23 vjeçar, Arbin Rushiti, i cili nga viti 2022 e deri në vitin 2024 ka qenë pjesë e skuadrës së Çairit në Maqedoninë e Veriut.

Rushiti është i gjatë 185 cm, dhe luan në pozitën e playmaker-it,

Sa i përket transferimeve të reja, Telegrafi mëson që qëllimi kryesor i KB “Vëllaznimi” është që fillimisht klubi të arrij marrëveshje me basketbollistët vendorë, që më pas në bashkëpunim me trajnerin Paviç t’i shohin edhe opsionet e nevojshme që duhen plotësuar me basketbollistë të huaj, për të qenë sa më të gatshëm për fillimin e sezonit 2024/2025 të Superligës së basketbollit kosovar.

Theksojmë që edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll pritet të fillojë me datën 14 shtator./Telegrafi/