Site icon Telegrafi

Arbesa Kpuzi, këngëtarja e re premtuese nga Mitrovica

Ka vetëm dy ditë që këngëtarja e re Arbesa Kpuzi ka publikuar projektin e parë të saj me titull “A e din”

Me t’u publikuar, kjo këngë ka arritur të marrë vëmendjen e publikut duke grumbulluar rreth 10 mijë klikime për më pak se 48 orë.

Ky është një sinjal i mirë për Arbesën dhe na lë të kuptojmë që është një emër premtues në skenën tonë muzikore.

E veçantë e këtij projekti është që teksti është shkruar nga vet Arbesa, me muzikë të Eibyondtrack, xhirimet e vidoklipit janë bërë në qytetin e bukur të Shkodrës, ku Arbesa duket mjaft tërheqëse dhe me një stil shumë të veçantë.

Realizimin e vidoklipit ia ka besuar Riza Production.

“A e din” është këngë e zhanrit Dance Hall dhe konsiston me stinën e verës.

Ky është projekti i parë nga Arbesa, por tregon që është duke punuar intensivisht dhe shumë shpejtë do të sjellë edhe një projekt të ri.

Arbesa Kpuzi, krahas muzikës ka përfunduar studimet për informatikë.

A. Z.

https://www.youtube.com/watch?v=fv5czLamg18

/Telegrafi/

Exit mobile version